Aktualitet

Fusha e mbetjeve urbane në Vlorë akoma e pushtuar nga flakët, dërgohet helikopter për shuarjen e zjarrit

Shkruar nga Liberale

Ditën e djeshme fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë nga flakët, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë nisur 8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Sipas ministrisë deri më tani nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet të lartë për të neutralizuar flakët.

 

“8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Po ashtu, drejt Vlorës është nisur edhe një helikopeter Cougar, sipas asaj që njofton ministri i brendshëm Niko Peleshi.

"42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë", shkruan Peleshi.

Gjithashtu, po hetohet për shkakun e zjarrit por nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH