Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Fatmir Manellari, pasi rreth dy muaj më parë ai vrau 65-vjeçarin Safet Hyskollari.
63-vjeçari Manellari i mori jetën bashkëfshatarit të tij, duke e qëlluar me armë të ftohtë pas konflikteve të vazhdueshme mes të dyve.
Fatos Manellari goditi me mjet të ftohtë 65-vjeçarin, Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili pasi u dërgua në spital ndërroi jetë nga plagët e marra.
"Burime nga policia thonë se kishte informacione se autori shkonte në banesën e tij herë pas here dhe më pas fshihej në pyll. Nga ky informacion policia ka vëzhguar shtëpinë e autorit dhe më pas e ka arrestuar brenda banesës. Kohëve të fundit vihej re dhe një shkëputje e bashkëshortes dhe djalit të autorit nga pjesa tjetër e fshatit, pas kryerjes së krimit nga kryefamiljari. Kërkimet e policisë ishin shpërndarë në disa zona të qytetit të Pogradecit, përfshirë dhe zonën e Mokrës, ku autori kishte të afërm të tij.", njofton BW.