Showbiz

FOTO/ Olsa Muhameti zbulon 'arratisjen' e Kiarës nga Shqipëria. A po e shoqëron Luiz Ejlli?

Shkruar nga Liberale

Kiara Tito ka nisur menjëherë nga puna për emisionin ‘Kepi i Tundimeve’. Së bashku me ekipin e saj, ajo ka publikuar pamjet teksa ka udhëtuar drejt Stambollit për të nisur punën.

Bashkë me stafin, në fluturim ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli. ‘Vip Magazin’ shkruan se Luizi do të jetë i pranishëm për pak kohë me Kiarën në Turqi, e më pas do fluturojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të mbajë një tur disa ditor.

Çifti janë fotografuar nga fansat së bashku në aeroportin e Rinasit pak para nisjes së fluturimit. Autorja e programit, Olsa Muhameti ka postuar momente në avion, ku duket se pas saj qëndrojnë çifti Luiz-Kiara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH