Noizy është padyshim një nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor dhe gjithë ky sukses i ka sjellë edhe të ardhura shumë të mira.
Me postimin e fundit në Instagram ai ka zbuluar se sa para mban në xhep.
Reperi ka dashur të përcjellë një mesazh për ata që vishen me rroba të shtrenjta duke treguar se ai vetë mban veshur tuta 50 euro, por në xhep ka 950 euro.
"Vesh një palë tuta 50 euro dhe në xhep kam 950 euro. Jo tuta 950 euro dhe në xhep 50 euro. Mos u varfëroni duke tentuar të dukeni të pasur", shkruan Noizy. /Gazeta Liberale