John Cena ka arritur të befasojë fansat e tij me paraqitjen e tij të re. Ish-kampioni 45-vjeçar i mundjes WWE u pa në Melburn të Australisë i veshur me një fund të shkurtër, geta dhe taka lëkure të zeza.
Aktori amerikan u detyrua të ndryshonte zakonet e veshjes për shkak të xhirimeve të filmit të tij të ri “Ricky Stanicky”.
Është një komedi, me regji të Peter Farrelly, që ndjek tre miq që bëjnë një shaka duke djegur një shtëpi. Ata më pas krijojnë një personazh të rremë për të fajësuar për veprimet e tyre. Zac Efron dhe William H. Macy marrin pjesë. Nuk është caktuar ende një datë publikimi./Liberale.al
[gallery columns="1" size="full" ids="1327883,1327882,1327884,1327881"]