Aktualitet

Florian Binaj: Video erotike u manipulua, ditën e parë doli origjinali pastaj doli me portretin e një vajze tjetër

Shkruar nga Liberale
Florian Binaj: Video erotike u manipulua, ditën e parë doli origjinali

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas qarkullimit të një video intime në celularin e një personazhi krimi, ku aludohej se protagoniste është moderatorja Luana Vjollca. Ai ka një version befasues për çfarë ndodhi më pas me videon:

Reagimi i Binajt:

Para pak ditesh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të tv shqiptare…1 ditë me pas doli e njëjta video me portret tjetër.

Kio është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të githa vajzave, motrave, nënave, zonjave e zonjushave qe u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i Inteligencës Artificiale me dashakeqësine për ti bërë të ndihen keq, tu kërkojnë para ose thjesht për ti përbuzur publikisht!!!

Me kaq shumë perversa dhe manjakë qe ka në qarkullim, programet e lira të inteligencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur nëse sheti nuk përpilon një ligji gjë çdo krijim, përdorimi inteligencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi kësaj teknologjie, shoqeria jonë do pësoje goditien dhe plagën më të madhe në historinë e saj!

Duhet vepruar sa me shpejt, të përpilohet një kuadër ligjor dë të minatohet ose do mbetet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish, ku fatkëqësisht, vajzat janë viktimat e para të këtyre Iloj mostrave!!!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH