Fillimisht vajza vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe dhe më pas nëna, e cila tani është 37 vjeçe, u bind që edhe ajo të regjistrohej në rrjetet sociale. Në pak më shumë se një vit, Evie dhe vajza e saj Tiahnee janë "nëna dhe vajza më seksi e "OnlyFans" (sipas tyre). Dyshja, me origjinë nga Adelaide, Australi, deri më tani kanë fituar mbi 100,000 euro. E para që u regjistrua në platformën e të rriturve ishte vajza. Pavarësisht suksesit të vajzës së saj, Evie fillimisht ishte kundër idesë që Tianhee të hapte një llogari kur ajo mbushi 18 vjeçe, në vitin 2020. Nëna, e cila ka katër fëmijë, fillimisht ishte kundër hapjes së një llogarie. “Isha e shqetësuar për sigurinë e saj. Ajo sapo kishte mbaruar shkollën dhe unë doja që të studionte, por ajo hapi faqen e saj, gjithsesi, kundër dëshirës time.”
Iu desh vetëm disa muaj që Tiahnee të provonte veten: “Unë hapa faqen time vetëm disa muaj pasi mbusha 18 vjeç - postoja foto me bikini në Instagram. Postoja gjithmonë publikoja foto joshëse, ndaj mendova pse të mos bëj atë që dua dhe të fitoj para?"
Dhe kështu bëri, pasi foli për këtë me të dashurin e saj, ai i dha dritën jeshile: “E kisha diskutuar me të dashurin tim, me të cilin jam ende dhe ai më mbështeti”. Për Tiahnee, e cila ka një mori ndjekësish në TikTok dhe Instagram, bërja e fansave për të kaluar në faqen me pagesë ishte e lehtë.
Por mamaja e saj nuk ishte dakord. Derisa pa të ardhurat që vërshuan, tani Evie është kthyer në zëdhënëse për lirinë e grave. "Të kesh të drejtën dhe lirinë për të zgjedhur është një shtyllë themelore e feminizmit, asaj që e meritojnë të gjitha gratë”, transmeton “Liberale.al”.
“Vajza ime më siguroi se nuk do të postonte nudo apo asgjë të këtij lloji, vetëm foto me bikini dhe të brendshme. Pashë që asgjë e keqe nuk kishte: ajo është vërtet modele, më vjen mirë që nuk po bën por*ografi”. Kështu që në janar edhe Evie Leana vendos të provojë, dhe përmbajtja e saj është padyshim më e nxehtë. Për 7 muaj fitoi mbi 50 mijë euro dhe sot është e kënaqur me zgjedhjen që ka bërë sepse e bën të lirë”.
“Unë kam qenë gjithmonë shumë pozitive dhe mendoj se OnlyFans është një mundësi e mirë për vajzat për të fituar para”. Me ndihmën e vajzës së saj, Tiahnee e cila i shpjegoi se si të hidhte hapat e parë, Evie arriti të fitonte 6000 euro që në muajin e saj të parë. Kështu nënë e bijë po fitojnë para në rrjete sociale.
Por qëllimet e tyre duken të ndryshme. Ndërsa Evie shpreson të qëndrojë në OnlyFans për dy vitet e ardhshme, 19-vjeçarja Tiahnee ka plane afatgjata. “Nuk do të ndalem. Unë e dua punën time dhe i dua fansat e mi, ata janë të respektueshëm dhe nuk mund të kërkoja gjë më të mirë”.
Pra, nënë dhe bijë tani duken sikur po konkurrojnë mes tyre. /Liberale.al/