Sport

Festa ka nisur, ja kush do të performojë në ‘Air Albania’ gjatë dhe pas ndeshjes kundër Ishujve Faroe

Shkruar nga Liberale
Festa ka nisur, ja kush do të performojë në ‘Air

Mbrëmje festive për të gjithë shqiptarët, që do të gëzojnë kualifikimin historik të kombëtares sonë në Gjermani. Pavarësisht rezultatit, Shqipëria e ka prerë biletën mes 24 skuadrave më të mira.

Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe luhet sot në 20:45 në “Air Albania”, si e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

Në pushimin mes pjesëve do ketë një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes kanë bërë me dije se do jetë e ftuar edhe këngëtarja Juliana Pasha. Gjithashtu lojtarët do dalin në fushë për të përshëndetur tifozët.

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH