Showbiz

Eva Murati ka dy fjalë për ata që u prekën nga djegia pemës

Shkruar nga Liberale
Eva Murati ka dy fjalë për ata që u prekën nga djegia

Moderatorja Eva Murati ka reaguar me një status në rrjete sociale pas protestave të fundit të organizuara në vend, pas vdekjes së Klodian Rashës. Në ditën e parë të protestës iu vu flaka pemës së Krishtlindjeve, gjë që shkaktoi edhe debat në rrjet.

Eva iu është kthyer kundër të gjithë atyre që u prekën për djegien e një peme para jetës së një të riu.

Statusi i plotë i moderatores: "Kronikë e javës që lamë pas

Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshperim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.

Pas tronditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, tmerrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.

A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DHUNA PO SJELL DHUNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dhunë? Kush mban përgjegjësi për gazin lotsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?

E urrej vandalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qymyr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!

E gjithë kjo situatë na ka tmerruar por edhe na ka zgjuar! Ky eshte mllef i akumuluar për padrejtesi ndër vite! Po si kemi ardhur deri ketu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa me e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojme se në Europe shqiptaret kane statusin e dealerit te droges? Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe serish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon?

A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet prostitucion dhe degjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e policisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rendom degjon njerez të mburren sa herë korruptojnë një polic? A kemi reaguar për çmimet jashte realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqiperi qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kriminale për të vënë në poste të rëndësishme?

Këto i them si nje njeri pa parti por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!

Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të medha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orwelliane ose durojmë derisa shpërthejmë në këtë mënyrë!

E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushellimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhembjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari!

Me dashamirësi ju rikujtoj që ka baballarë e vëllezër aty jashtë që e nderojnë uniformën policore ashtu siç fatkeqsisht ka edhe nga ata qe e përdhosin dhe ia humbin nderin!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH