Ing Xhevair Ngjeqari
Interesi direkt i Sërbisë është shfrytëzimi portit Durrësit pa taksa , në emër të unitetit Shengenit Ballkanik. Ky është qëllimi kryesor. Sërbia, Maqedonia dhe Russia janë tëgatshëm të derdhin financimet pa kufi , vetëm e vetëm të dalin pa pengesa ose të përfitojnë bonusin e nji koncesioni portual ose të nji zone të lirë në bregdetin shqiptar .
Atë që nuk arritën Pashiçët në luftën e parë botërore , atë që nuk gllabëroi Druzhe Titua në emër të kampit socialist, po materializohet nga Salep Miloshevici Sërbisë, në emër të interesave shqiptare dhe të demokracisë pan ballkanike.I besuari popullit shqiptar me fisnikërinë e mbrojtjes detit, duhet të evidentojë dinakëritë që fshihen në modulin e Shengenit, sepse interesa ekonomike vendore nuk ka.
CILAT JANË BAZAT E MINI SHENGENIT
Të gjitha format organizative duke filluar nga bërthamat e familjeve të mëdha apo të vogla,fermave,federatave, konfederatave, kampeve socialiste apo kapitaliste, pashallëqeve deri te mbretëritë ,që nuk kanë në themel ekonominë,por formohen mbi bazën e dëshirave,sigurisë ,unitetit, fantazive të perspektivës apo pasionit të dukurive të veprave të mëdha ,deklaratave të medias shkruar apo vizive, janë të destinuara të falimentojnë .
Aksioma e marëdhënive midis njerëzve, komuniteteve , shteteve janë interesash në radhë të parë. Që nënkupton se të gjitha format e bashkëpunimeve e bashkëjetesave të natyrës shengenave,që nuk bazohen mbi marëdhënie ekonomike ,me ekujlibër të plotë interesash e përfitimesh , nuk jetojnë gjatë. Ato edhe po u organizuan ,bazuar në statuset juridike, do të mbijetojnë duke grabitur pasuritë e njëri tjetrit , duke e pësuar shteti më i varfër, deri sa të evidentohen pabarazitë e kooperimit dhe të shpërthejnë konfliktet.
Kjo nënkupton se Ngrehina e Mini Shengenit Ballkanik, në se nuk vendos në themel interesat ekonomike , shqiptare dhe kosovare, që evidentohen nëpërmjet të shkënbimeve dhe shërbimeve jetësore, nuk i shërben vëndi tonë.
KAMPI SOSCIALIST DHE SHENGENI EUROPIAN
Në 50-60 vitet e fundit mendimi njerëzor ka dy njohur eksperienca grupimesh, apo bashkëjetesash. I pari ishte kampi socialist.I cili bazohej në diktaturën e proletarialit, mungesën e lirisë shoqërore dhe ekonomike etj. Me gjithë parullat e propogandën, bashkëjetesa me druzhe Titon ,me baba Stalinin , Hrushovin dhe At Mao Ce Dunin u shkërmoqën ,duke vlerësuar si histori suksesi jo perspektive .
E kundërta ndodhi me konfederatën apo Bashkimin Europian.
Arkitekti themelimit ose promotori Europës bashkuar është doktrina e R.Shumanit (1886 -1963). Më 9 Maj 1950 për herë të parë propozohej zyrtarisht që prodhimi i karbonit dhe çelikut në Francë dhe Gjermani të vendoset nën nji autoritet të lartë të përbashkët, nën nji organizatë të hapur,me pjesmarje të vëndeve të tjera të Europës. Kjo formulë pragmatike ndërtonte nji sistem që nuk angazhonte vetëm fjalë, por interesat në radhë të parë.
Mbasi unifikuan prurjet historike, liritë dhe të drejtat e njeriut , mbikaluan krimet dhe zullumet naziste , vendosën si gur themeltar nismën e drejtimit përbashkët të Qymyr-Çelikut.Organizimi dhe ecuria e së cilës çoi në formimin e Asamblesë Europiane në vitin1958 , formimin europës bashkuar , këshillin e mbrojtjes atllantikut . Bashkimi midis Francës dhe Gjermanisë ,konceptohet për herë të parë në vitet 1930 nga Aristid Brian.Por nazistët i çuan energjitë e popujve në drejtim të gjakderdhjes.Progresi drejtimit të Karbon- Çelikut dhe strukturave të tjera të përbashkëta , detyruan ,De Golin që në 2 Shtator 1962 gjatë nji vizite në gjermani të deklaronte se *Nëse dje , ishte detyra jonë të ishim Armiq , sot është detyra jonë të jemi Vëllezër*.Golistët që dikur kishin kundërshtuar dhe Shumanin e quanin *BOSHI*,ju bashkuan progresit të bashkimit Europian.Nga ky moment dimensionet e europës do të shënojnë vetëm zmadhim . Procesi standartizimit unifikimit dhe dixhitalizimit ekonomik vazhdon. Vlen të theksohet se nismën e bashkimit europian e përkrahën menjiherë Italia dhe vëndet e beneluksit.Tashmë E.U. numuron 28 vënde dhe mbi 513 milion banor.Për tu bashkuar me Europën kërkohet arritja e tregusëve ekonomik, lirisë dhe demokracisë .Të cilat kërkojnë vite pregatitje .Mendimi shoqëror , social , ekonomik, organizativ dhe filozofik tashmë ka nji eksperiencë, të cilën mund ta shfrytëzojnë me racionalitet për të çuar përpara ekonominë dhe bashkëjetesën midis shteteve , kombeve , etnive.
MINISHENGENI BALLKANIK DHE SHQIPËRIA
Në arenën Ballkanike mediat kanë informuar se përfaqsuesit e shteteve të Sërbisë, Maqedonisë Veriut dhe Shqipërisë kanë dhënë besën për të realizuar nji tip. Minishengeni Ballkanik .Duke vendosur në bazë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave .Promotori i Shengenit Ballkanik është nji duel midis kryeministrit Shqiptar dhe presidentit Sërbisë .Por ky i fundit Vuçiçi nxitoj të theksonte se kostruktori ishte Ai . Në parim të risësh gradët e lirisë ose qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, aq më tepër në Ballkan nuk ka asgjë të keqe . Në fazën fillestare natyrisht mund të mos ketë përputhje të plotë të treguesve social-ekonomik ,por në rast se shtetet pjesmarëse ,kanë strategji me tregues ekonomik në ritje dhe gradualisht nivelet e prodhimit , shërbimit dhe përpunimit ,mund të ekujlibrohen , unifikimi mëtejshëm i bashkëjetesës sjell vetëm prosperitet .
Por në se lëvizja e njerëzve është përgjithsisht e realizuar , ose plotësohet pa kosto ekonomike , qarkullimi mallrave është i lidhur me kostot dhe aftësitë e prodhimit dhe për rjedhojë dhe taksat e tarifat doganore janë në varësi cilësisë prodhimit dhe kostos jetesës.Vëndi ynë ka nji bilanc negativ midis Importit dhe Exportit .Shqipëria importon reth 75% të mallrave dhe eksporton 25%.Ky tregues shumë negativ pothuaj ka reth 30 vjet që nuk ndryshon.Ndërsa me Sërbinë dhe Maqedoninë ka nji raport edhe më negativ të Imp.-Exp.Bile , për disa zëra,treguesit janë edhe më të lartë se 80/20%. Kjo tregon se vëndi promotor i Shengenit Ballkanik ka nji ekonomi ë dobët për të mos thënë në proces falimentimi. Sipas ekonomistëve ,në parajsën e Shengenit Ballkanik humbjet në ekonominë shqiptare do të jenë të mëdha.Bazuar në interesat ekonomike vëndi ynë nuk ka interes të hapi portat , pa llogaritur mbrojtjen e interesave ekonomike vendore .
POZICIONI GJEOGRAFIK I SHQIPËRISË DHE SERBIA
1. Shqipëria nuk luan asnji rol në zhvillimin ekonomik të Ballkanit, përveç vlerës ekonomik pozicionit gjeografik, në Jug të Adriatikut dhe Veri të Jonit , ose në mesoren e Ballkanit Jug Lindor .Trualli dhe bregdeti Shqiptar shërben si rrugë më e shkurtër tokësore dhe detare për vëndet e Europës Jug Lindore , kur udhëtojnë për në Italinë Jug Qëndrore dhe sidomos në vëndet e Atllantikut , kontinentin amerikan , europën jugore , duke kursyer L=300-1180 km në krahësim me tranzitin e detyruar nga porti Selanikut .Kjo nënkupton se bregdeti shqiptar është i gjithi port natyral dhe magazinë distributor për tranzitin Euro – Atllantico –Ballkanik.Por në bregdetin Shqiptar , porte nuk ka , tranzit nuk realizohet dhe rjedhimisht nuk ka anji përfitim ekonomik.Por M. E Trasportit vazhdon të mashtrojë se ne kemi portin e Durrësit dhe nuk kemi nevojë p[r porte të tjerë.
1. Të gjitha Shtetet e Ballkanit por sidomos Sërbia she Maqedonia dhe Kosova kanë interesa shumë të jetike të tranzitojnë mallra nëpërmjet bregdetit shqiptar ose nëpërmjet portit monopol të Durrësit. Të tre shtetet kursejnë L=740–1240 km rrugë detare dhe tokëore duke tranzituar mallra drejt kontinentit Amerikan, Afrikës veriore dhe Italinë Jug Qëndrore , në krahësim me portet helene.
2. Interesi direkt i Sërbisë dhe Maqedonisë është shfrytëzimi portit Durrësit pa taksa dhe detyrime shtesë , në emër të unitetit Shengenit Ballkanik. Ky është objektivi kryesor i Sërbisë dhe Maqedonisë. Ata janë të gatshëm të propozojnë dhe ndërtime të porteve të reja , duke derdhur financimet pa kufi , pa asnji detyrim ekonomik vetëm e vetëm të dalin pa pengesa ose të përfitojnë bonusin e nji koncesioni portual , ose edhe nji copë në bregdetin shqiptar . I cili përveç aftësisë portuale është dhe bregdeti më balnear , më turistik , më panoramik dhe më mjedisor i gjithë Mesdheut . Me këtë rast po informojmë dhe gazetarin Edmond Harizaj mbi aftësitë natyrale të bregdetit shqiptar .
3. Interesimi K./Min . për thellimin e portit dhe takimi në Durrrës , është i lidhur me interesat e Sërbisë për daljen e lirë në bregdet.Kjo është normale , sepse portet kryjnë shërbime internacionale . Por kushtet me të cilat Sërbët do të binjakëzohen me portin dhe bregdetin shqiptar do të evidentojnë dritë hijet e bashëjetesës Shengenit Ballkanik .
MASHTRIMET APO KRIMET KOMBËTARE MBI AFTËSINË E PORTIT DURRËSIT
1. Nga viti 2000 -2019 informacionet dhe deklaratat e Min Trasportit lidhur me kapacitetin e përpunimit në portin e Durrësit dhe aftësinë e përpunimit anijeve nuk kanë qënë të sakta.Më kryesoret janë.
2. Në vitin 2009 –2010 M .Trasportit deklaroi se Porti Durrësit do të përpunojë deri V=11 milion ton mall. Në vijim do të deklaronte, sa po të thellojmë portin H=12,5m dhe do të përpunojmë në anije V= 40–50 mije Ton .
3. Para vitit 2005 M .Trasportit deklaronte se do të përpunojmë në anije me kapacitet V=10-20 000 mije ton ,ndërsa në vitin 2009 – 2010 ,deklaroi se vëndi ynë ka aftësi të lira portuale deri në V=14 milion ton mall/ vit.
4. Në vitin 2010 autoriteti portual i Durrësit deklaroi, sa po të thellohet porti dhe kanali do të përpunohen anije N = 30– 40 mijë ton.
5. Në vitin 2019 K/Ministri do të deklaronte se në portin e Durrësit dot ë përpunohen anije DWT 10-20 000 Ton.
6. Aktualisht monopoli porti Durrësit , ka nji shërbim ordiner, shërben me kosto të lartë dhe asnjiherë nuk ka përpunuar anije deri në DWT 10000 Ton dhe vëllim vjetor mbi 4,2 milion ton mall/vit. Disinformimet dhe mashtrimet e shtetiT shqiptar bëhen për të përfituar kredinë e thellimit dhe interesat që rjedhin prej saj. Për deri sa treguesit e parashikuar asnjiherë nuk janë realizuar, nënkuptohet që financimet nuk ka shkuar në destinacion .
7. Lidhur me gjirin , portin , perspektivën e portit Durrësit, deri dhe variantin e kthimit Durrësit në Ishull dhe përmirsimin urbano mjedisor të kënetës, ka nji studim të materializuar në botimin *MESDHEU –ADRIATIKU.PROJEKTIMI PORTEVE TREGTARE, TURISTIKE , PESHKIMIT DHE REALIZIMI NË BREGDETIN SHQIPTAR.I cili argumenton se deklaratat e fundit të K/Ministrit ngjasojnë me paraardhëset .Ndërsa ndërtimet e terminalit kroçierave midis terminalit konteinerëve dhe Mineraleve nuk janë funksionale .Porti Durrësit ka nevojë për nji rikostruksion, rikonceptim, gjeneral, mbi bazat e shërbimeve portuale të europiane dhe mesdhetare .Nji vizion konkret ose nji variant mbi rikostruksionine portit jepet në botimin e Mesdheut.Është fatkeqsi kombëtare që këshilltarët apo specialistët vazhdojnë të dizinformojnë ministrat dhe drejtuesit e shtetit ,mbi portet dhe monopolin e portit Durrësit etj.
MBI THELLËSINË E KANALIT HYRJES DHE PORTIT DURRËSIT
1. Pozicionin gjeografik i portit Durrësit, si nyje më e afërt e Tiranës urbane, me detin dhe bregdetin e ka zgjedhur koha.Porti është vendosur mbi gjurmët dhe aktivitetin e molos ekzistuese.Gjiri Durrësit me sip reth 30 km2 , shtrihet nga Porti deri në Karpen ose Kalaja e Turrës, ka nji vijë bregdetare reth L=24 900 ml, nji kordë K=18 300ml, me reze eliptike R=7200 ml, dhe megjithse gjendet H=15 700 ml më brënda se ishullit Sazanit dhe nuk ka prurje aluvionale , formon gjirin më të cekët të Adriatikut .Thellësia e shtratit gjirit arrin 6,5-9 m.Për hyrjen e anijeve në port është ndërtuar nji Kanal në shtratin e detit me gjatësi L=6,7 km , gjërësi B=80 -120-150m , me thellësi 8-10 m .
2. Gjurma e kanali është zgjedhur i lakuar që të anashkalojë gjuhëzat e çregullta të rërës në fundin e detit .Në pamundësi që të thellohet tabani i detit, operatorët kanë gjetur mundësinë të thellojnë një kanal hyrës duke zgjedhur një trajektore në pjesët më të ulta në tabanin e detit dhe duke u shmangur relikeve të mbytura. Për të ruajtur thellësitë e 5-8-10 m, operatorët vazhdimisht kryejnë punime thellimi.
3. Min. e Trasp. dhe Autoriteti Portual kërkojnë të realizojnë nji Kanal Hyrje me thellësi H=-10-12,5 m , në nji hapsirë ose në nji det të hapur ( mbi 30 km2 ) dhe me thellësi natyrale të shtratit detit shumë të çregullt h=6,5–9 m . Nga sa kuptohet kërkohet që tabani Shtratit të Kanalit Hyrjes të jetë H=2-4 m më i thellë se gjithë hapsira e shtrat detit për reth. Por në qoftë se thellohet në kuotën e kërkuar, brënda nji dy dallgëzimeve detare kanali tenton të nivelohet në nivelin e shtrat detit rethues. Që të ruhet thellësia në parametrat e kërkuar ( si pretendon M. Trasportit ) duhet që nji Dragë gërmuese dhe trasportuese, të punojë çdo vit min. T=4-6 muaj.Por kjo është e pamundur për arsye të kostos.Duke mos ditur dhe njohur ligjet e e batimetrisë dhe gjeometrinë e lëvizjes grimcave dhe aluvioneve në shtratin e gjirit Durrësit , Min. Trasportit vazhdon të dizinformojë opinionin mbi kapacitetin e portit dhe aftësinë e basenit ujor në përpunimin e anijeve . Monopoli portit mesjetar i Durrësit, gjysëm shtet gjysëm privat ,me shërbimet ordinere , kostot dhe asnji perspektivë zhvillimi ,me paaftësinë e përpunimit anijeve dhe tranztin e Euro ballkanik të mallrave , po luan nji rol negativ në zhvillimin portual në bregdetin shqiptar.
Por Sërbisë nuk i duhen argumentat hidromaritime të portit Durrësit , por ajo dëshiron të materializojl juridikisht nji status mbi mardhënien me bregdetin shqiptar .
MBI GJËNDJEN DHE KONCEPTINE KOMPOZIMIT DHE ZGJERIMIT PORTIT
MBI KONFIGURACIONIN DHE KORENTET NË GJIRIN E DURRËSIT