Një herë në çdo 6 vjet, Banka Botërore bën vrojtimin e sipërmarrjeve, në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku kompanitë pyeten për çështje kyç që lidhen me klimën e biznesit, si korrupsioni, taksat, krimi dhe ambienti rregullator. Një proces i tillë është realizuar edhe në Shqipëri, por rezultatet nuk janë aspak pozitive për klimën e biznesit.
Sipas Bankës Botërore për vitin 2019, mbi 36 për qind të bizneseve shqiptare u është kërkuar të paktën një herë ryshfet nga zyrtarët e shtetit. Kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe mbi dy herë më e madhe se sa mesatarja botërore.
Banka Botërore thotë më tej në raport se të gjithë elementët janë përkeqësuar, përveç peshës së firmave që japin dhurata për të marrë kontrata publike, e cila është ulur nga 39.5 për qind që ishte në vitin 2013 në 15.3 për qind aktualisht./Gazeta Liberale