Globi

463 viktima në Itali, policia apel qytetarëve: Mos dilni nga shtëpitë

Shkruar nga Liberale
463 viktima në Itali, policia apel qytetarëve: Mos dilni nga

Vazhdon të rritet numri i të infektuarëve me koronavirus në Itali. Sipas medias italiane, TGCOM, ka shkuar në 7.985 numri i pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve është 463 dhe i atyre që janë shëruar 724.

Komisioneri i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, i cili ka bërë të ditur shifrat, ka bërë edhe krahasimin me një ditë më parë. Ai ka thënë se nga e diela deri sot janë infektuar 1,598 persona, ndërsa kanë humbur jetën 97 persona.

Ndërkohë, në Xhenova disa automjete të policisë bashkiake nga ky mëngjes kanë apeluar qytetarët me megafon për të mos dalë nga shtëpitë. "Vëmendje, qytetarët janë të ftuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur për të shmangur npërhapjen", ishte apeli i tyre.

"Është një masë paraprake e nevojshme për t'u zbatuar në çdo familje: është rreptësisht e nevojshme të zbatohen dispozitat ministrore dhe rajonale, duke demonstruar sensin dhe përgjegjësinë qytetare", shpjegi kryetari i Komunës së Xhenovas, Marco Di Capua./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

All - General - 1

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
All - General - 2
Powered by the Tomorrow.io Weather API
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
SHQIPENGLISH