Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish hapur ndaj deklaratës së ambasadës së SHBA, që çështja e Kusheteuses të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Në një deklaratë për mediat, Meta ka thënë se e vetmja zgjidhje për krizën, është vajtja në referendum.
“SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, tha Meta.
Presidenti ka mbështetur më tej deklaratat e bëra pre zëdhësit të tij, Tedi Blushi, teksa ka thënë se Amerikën e ka në zemër dhe jo të Rruga e Elbasanit.
“Blushi e ka thënë qartë. Amerika është këtu (në zemër), nuk është te Rruga e Elbasanit, as në Xibrakë, as te Rruga e Kavajës”, ka thënë Meta./Gazeta Liberale