Aktualitet

Escobar: Nuk takohem me Berishën, është ‘non grata’

Shkruar nga Liberale
Escobar: Nuk takohem me Berishën, është ‘non grata’

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka paralajmëruar pasoja për Partinë Demokratike nëse zgjedh Sali Berishën drejtues të saj.

Gabriel Escobar në një intervistë për gazetarin Sokol Balla në televizionin News24, është shprehur i prerë se nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me Sali Berishën.

Escobar ka sqaruar dhe vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, duke hedhur poshtë pretendimet se është një vendim i diktuar nga Soros. Escobar tha se për dosjen e Berishës ka punuar edhe administrata Trump.

Zyrtari i lartë amerikan tha se nuk bëhet fjalë për një vendim politik, por një vendim institucional. Nuk është thjesht kjo administratë, por edhe administrata e mëparshme dhe administrata para saj, ndaj askush sipas tij nuk duhet t’i shohë këto vendime si vendime politike të bëra nga një administratë apo nga një institucion.

I pyetur se pse u shpall ‘non grata' zoti Berisha dhe familja e tij, Escobar tha se për këtë duhet që institucionet vendase të hetojnë.

“Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni, sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit”, shtoi Escobar.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit u shpreh i gatshme t’i japë prova drejtësisë shqiptare se do të kërkohen nga institucionet ligjzbatuese.

Escobar ka paralajmëruar për ‘non grata’ të tjera në Ballkanin Perëndimore por nuk komentoi nëse do ketë konkretisht në Shqipëri të tjerë persona te sanksionuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH