Globi

Erdogan kërcënon Izraelin: Fundi juaj po vjen, nuk pyesim nga bombat bërthamore që keni

Shkruar nga Liberale
Erdogan kërcënon Izraelin: Fundi juaj po vjen, nuk pyesim nga bombat

Presidenti turk përsërit qëndrimin e tij se Hamasi nuk është organizatë terroriste

Presidenti turk Tajip Erdogan e ka cilësuar Izraelin një “shtet terrorist” që kryen krime lufte dhe po shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza. Duke folur para ligjvënësve në mbledhjen javore parlamentare të partisë së tij AK, theksoi se se në Gaza po bëhet genocid.

“Ne po përballemi me një gjenocid. Prandaj, tani, qindra, mijëra avokatë po e çojnë këtë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Dhe për shkak se Izraeli po kryen një gjenocid të tillë, ne do të bëjmë një përpjekje për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në lidhje me gjenocidin dhe për të bërë njoftimin e nevojshëm”, tha ai.

Erdogan i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tregojë nëse Izraeli ka bomba bërthamore apo jo.

“Unë po i bëj thirrje Netanyahut nga këtu: a keni një bombë atomike apo jo? Thuaje nëse guxon. Por ai nuk mundet. Izrael!

Ti ke një bombë atomike, një bombë bërthamore dhe ju po kërcënoni me këtë. Ne i dimë këto. Dhe fundi juaj tani po vjen. Pa marrë parasysh nëse posedoni një bombë bërthamore, zotëroni çfarëdo që zotëroni, por ju jeni të rrënuar”, tha Erdogan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH