Showbiz

Erdogan inaguron makinën e parë turke: Realizuam ëndrrën 60-vjeçare

Shkruar nga Liberale
Erdogan inaguron makinën e parë turke: Realizuam ëndrrën

Turqia hyn në tregun e makinave elektrike. Presidenti i Turqisë zbuloi këtë të premte prototipin e parë automobil vendas të vendit.

Duke folur në ceremoninë e prezantimit të veturës në provincën industriale të Kocaeli, Rexhep Tajip Erdogan tha: "Sot, ne jemi dëshmitarë të një dite historike për të realizuar së bashku ëndrrën 60-vjeçare të Turqisë."

Teksa deklaroi se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, Presidenti turk tha: "Ne nuk blejmë një licencë ose leje nga askush, ne i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike".

Erdogan theksoi se Turqia do të pengojë të gjitha përpjekjet për të penguar prodhimin e veturës së saj.

"Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim, por ata nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil," shtoi ai.

Turqia fillimisht u përpoq të prodhojë makinën e vet në 1961, Devrim (Revolucioni), por ajo kurrë nuk e bëri atë të kalojë fazën e prototipit.

"Turqia nuk është vetëm një treg për teknologji të reja, por është bërë një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton ato në të gjithë botën," tha Erdogan.

Presidenti turk tha gjithashtu se fabrika për makinën e parë të Turqisë do të hapet në rrethin Gemlik të provincës veri-perëndimore të Bursës.

"Automobili nuk do të ndotë mjedisin duke punuar me teknologjinë e emetimit zero," tha ai.

Erdogan vendosi një urdhër paraprak për makinën dhe më vonë u ul pas timonit të njërës prej makinave.

Dy modelet e zbuluara të premten janë me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, për të sinjalizuar flamurin turk.

Në qershor 2018, pesë gjigandë të industrisë turke; Anadolu Group, BMC, Kok Group, Turkcell dhe Zorlu Holding si dhe një organizatë ombrellë, Unioni i Dhomave dhe Shkëmbimeve të Mallrave të Turqisë, u bënë bashkë për të krijuar një makinë autoktone./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH