Aktualitet

Emri/ Tentoi të vriste me shkop bejsbolli bashkëmoshatarin, arrestohet 44-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Emri/ Tentoi të vriste me shkop bejsbolli bashkëmoshatarin, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili akuzohet se, ka dhunuar me shkop bejsbolli një person, pas një sherri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkafane, ndërkohë që burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Artan Paja, akuzohet se ka tentuar të vrasë 46-vjeçarin me inicialet K. S, banues në fshatin Kullë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH