Policia e Fierit ka arrestuar një 51-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas burimeve, Mario Mamani, banues në Fier u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Ndërkohë mësohet se, Gjykata e Xhenovas në Itali e ka dënuar 51-vjeçarin me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik rarkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”. /Gazeta Liberale