Aktualitet

Emri/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit në Gjirokastër

Shkruar nga Liberale
Emri/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi konfirmoi sot në detyrë Irena Brahimin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.

Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës.

Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, nga sot ajo vazhdon detyrën.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH