Aktualitet

Emri/ Kërcënoi me thikë 65-vjeçarin, arrestohet autori në Shkodër

Shkruar nga Liberale
Emri/ Kërcënoi me thikë 65-vjeçarin, arrestohet autori

Një 36-vjeçar është arrestuar, pasi kanosi me thikë një 65-vjeçar në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimit të DVP Shkodër, menjëherë pas marrjes dijeni për një rast kanosjeje në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale, u arrestua shtetasi Andrea Mihaj, 36 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, Vau i Dejës, pasi dyshohet se më datë 20.05.2023, pas një konflikti për motive të dobëta, në këtë fshat, ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gj. L., 65 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës me të cilin dyshohet se u krye kanosja.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH