Aktualitet

EMRI-FOTO/ Kush është i riu që vdiq sot në Durrës duke prerë pemët

Shkruar nga Liberale
EMRI-FOTO/ Kush është i riu që vdiq sot në Durrës duke

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 35-vjeçari, Andi Lala, i cili humbi jetën këtë të premte në Durrës.

Mësohet se Lala, ishte punonjës në një kompani private dhe ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi, teksa ishte duke prerë pemët në qytetin e Durrësit.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH