Aktualitet

Emri/ E denoncoi "Fiks Fare", policia procedon penalisht inxhinierin në Bashkinë e Sarandës

Shkruar nga Liberale
Emri/ E denoncoi "Fiks Fare", policia procedon penalisht inxhinierin

Policia e Sarandës ka nisur procedimin penal për një 31-vjeçar, që akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për shtetasin Ariel Balani, me pozicion inxhinier urbanistik në bashkinë e Sarandës, rasti i të cilit u bë publik dje në mbrëmje në emisionin “Fiks Fare”.

Sipas policisë, i riu ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta.

“Në lidhje me denoncimin në emisionin investigativ “Fiks Fare”, që u transmetua mbrëmjen e djeshme, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, më datë 18.10.2022, kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka filluar procedimi penal për shtetasin A. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’iu siguruar disa personave, përfitime monetare të padrejta. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.Prokuroria e Tiranës godet bërthamën operative Forex, 3 të ndaluar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH