Aktualitet

Emri/ Aksidenti në Elbasan, viktima polic i burgut të Peqinit

Shkruar nga Liberale
Emri/ Aksidenti në Elbasan, viktima polic i burgut të Peqinit

Pamjet që shihni vijnë nga vendi i aksidentit në aksin Elbasan-Peqin, ku një person ka humbur jetën dhe 6 persona u plagosën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazaren të Peqinit rreth orës 21:20, ndërsa në aksident u përfshinë një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”. BalkanWeb ka mësuar identitetin e viktimës, ndërsa bëhet fjalë për Ardjan Xhajën, polic në burgun e Peqinit.

Po ashtu mësohet se të plagosur kanë mbetur Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç. Në pamje shihet se automjetet kanë përfunduar në dy krahë të kundërta, ndërsa janë dëmtuar shumë nga përplasja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH