Aktualitet

Emri/ 1 milion lekë për një vend pune si roje shkolle, arrestohet zyrtari i Bashkisë Tiranë

Shkruar nga Liberale
Emri/ 1 milion lekë për një vend pune si roje shkolle, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një zyrtar të Bashkisë Tiranë për korrupsion.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. B., 42 vjeç, me detyrë përgjegjës i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë.

Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrestimi i 42-vjeçarit u bë pas publikimit të një videoje në emisionin "Stop", ku Erjon Buçuku merr ryshfet për të siguruar një vend pune.

Pjesë nga audiopërgjimi i emisionit:

Erjon Buçuku: Aktualisht unë kam vetëm një, një vend të lirë, që është roje tek një shkollë, shkolla “Ardian Klosi”, që është në fund të rrugës “5 maji”. Tani nuk e di, nëse të intereson vendi i rojes atje?

Qytetari: Si është? Domethënë oraret, këto..?

Erjon Buçuku: Pagesa është 325 mijë Lekë, që i merr në dorë me siguracione. Flitet, që do rritet prapë paga minimale përpara zgjedhjeve, që janë. Orari, që është nëpër shkolla, sepse këto janë shkolla, që kanë vetëm një roje, është vetëm paradite.

Qytetari: Domethënë nga ora 8-të.

Erjon Buçuku: Që kështu… po në mos 8-të, 7 me 3, 8 me 4, varet, se si mund ta kenë.

Qytetari: Po super. Nuk është me dy turne, se kam dëgjuar…

Erjon Buçuku: Jo, nuk është me dy turne, sepse faktikisht shkollat e mesme e kanë me dy turne, ngaqë kanë nga dy roje. Kurse shkollat 9-vjeçare kanë vetëm 1 roje dhe janë vetëm paradite dhe pjesën pastaj të pasdites, e këtyre e kanë mbuluar kamerat. (Flet në telefon me drejtoreshën e shkollës) Po e kam numrin drejtoreshë, e kam numrin, po. Si je ti? Jo më larg se dita e premte. Maksimumi, maksimumi, maksimumi, dita e hënë, do të kesh punonjësin e ri aty. Këtu nuk është, se çdo gjë, që kam unë, e kam unë në dorë. Këtu janë disa veta, të cilët arrijnë atë dhe deri dje kishin hë… e mbanin çikë paz.. lart piacën. Tani, duke qenë se janë gjërat, që unë mund të kem hapësirë, për të ndërhyrë dhe për të folur për atë gjë, hë 1 milion Lekë këta i kërkojnë. Pjesën, që do futesh. Tani vendin atje, nëse do futesh, nëse do pranosh, tani ti shihi vetë gjërat! Peshoji vetë gjërat, por edhe shumë kohë nuk ke, sepse problemi qëndron, që këtu vendet sa vijnë, zihen, janë të lakmuara. Me një fjalë, pak a shumë, i them njerëzve, që njoh kështu, lart e poshtë përpara se të futen të tjerë, që…

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH