Dy deputetë i janë bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD-së, Ina Zhupa dhe kolegu i saj i qarkut të Beratit, Kasem Mahmutaj.
Zhupa preferoi të jepte dhe një prononcim për mediat para se të hynte në Kuvendin e PD-së.
Ndërkohë që Mahmutaj u pa brenda sallës së Pallatit të Kongreseve.
Në Kuvendin e PD u rikthyen edhe shumë figura të vjetra të kësaj partie që ishin larguar pas debateve këto vitet e fundit mes demokratëve.