Aktualitet

Emrat/ KLP miraton drejtuesit e Prokurorive në rrethe

Shkruar nga Liberale
Emrat/ KLP miraton drejtuesit e Prokurorive në rrethe

Pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli 28 vendet për Drejtues Prokurorie pranë Gjykatës së Apelit dhe Shkallës se Parë, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës ka caktuar sot listën me kandidatët e kualifikuar. Komisioni ka vendosur të lërë në krye të Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imerajn, ndërsa në Durrës Anita Jellan. I pandryshuar ka mbetur edhe drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Komisioni ka vendosur skualifikimin e kandidatëve për drejtues në Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit të cilët nuk plotësojnë kushtin ligjor, 4 vjet eksperiencë në nivelin për të cilin kandidojnë, pra në atë të Apelit. Jashtë gare kanë mbetur edhe kandidatët që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin brenda afatit të caktuar.

Në përfundim të procedurës kualifikuese, Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, vendosi kualifikimin e kandidatëve sipas listës më poshtë:

Elizabeta Imeraj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë

• Anita Jella për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Tiranë Durrës

• Kreshnik Ajazi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Elbasan

• Violeta Shkurta për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Fier

• Dhorina Theodhori për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë

• Gentian Stoja për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Korçë

• Petrit Çano për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë

• Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Krujë

• Rita Gjati për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës

• Farie Vata për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kukës

• Arben Dyla për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lushnje

• Erion Shehaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Lezhë

• Abaz Muça për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Mat

• Dorina Bejko për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Pogradec

• Lorenc Mërkuri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë

• Sali Hasa për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Sarandë

• Albert Murcaj për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër

• Arben Smaçi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër

• Marsida Frashëri për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Shkodër

• Erion Çela për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë

• Aurel Zarka për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë

• Albert Kuliqi për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Vlorë

• Arben Nika për Drejtues Prokurorie në Shkallë të Parë Kurbin

• Genti Xholi për Drejtues Prokuroria e Apelit Tiranë

• Ludovik Doda për Drejtues Prokuroria e Apelit Durrës

• Gjon Fusha për Drejtues Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Janë 18 prokurori sipas listës më sipër ku vazhdon procedura e kandidimit. Ndërkohë në 10 prokurori ku ose nuk ka pasur kandidatë, ose janë skualifikuar kandidatët, në mbështetje të nenit 90 të Kodit të Procedurave Administrative, përfundon procedura e ngritjes në detyrën e drejtuesit.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH