Një tjetër i burgosur ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë. Gëzim Qepa 49-vjeç ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se viktima ishte i dënuar për grabitje dhe ishte i lindur në Berat.
Kjo është vdekja e dytë brenda dy ditësh në burgun e Shënkollit. Ditën e djeshme një tjetër i burgosur ndërroi jetë. 55-vjeçari Azem Dauti u dërgua pa shenja jete në spital.
Trupi pritet që t’i nënshtrohet një ekspertizë mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakun e vdekjes.