Aktualitet

Emërimi e shkarkimi i ministrave/ Rama dhe Meta në seancë përballjeje

Shkruar nga Liberale
Emërimi e shkarkimi i ministrave/ Rama dhe Meta në seancë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kërkuar një seancë plenare me Presidentin Meta.

Kreu i qeverisë kërkon që për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi si pasojë e Covid-19, seanca të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 10:00, pa praninë e publikut.

Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.

Njoftimi

Kërkues

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekti i interesuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Objekti

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Ora 10:00

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH