Showbiz

Ellen DeGeneres i jep fund programit të famshëm amerikan

Shkruar nga Liberale
Ellen DeGeneres i jep fund programit të famshëm amerikan

Pas 19 sezonesh, Ellen DeGeneres ka vendosur t’i japë fund programit të saj. “The Ellen DeGeneres Show” është një prej programeve më jetëgjatë dhe më të famshëm në Amerikë.

Ai nisi në shtator të vitit 2003 dhe nuk do të transmetohet më pas përfundimit të sezonit të 19-të, në 2022.

“Sado e mirë të jetë një shfaqje, sado kënaqësi të dhurojë, nuk paraqet më asnjë lloj sfide. E di që ato ditët e fundit do ta kem të vështirë, por e ndjej që është koha. Unë jam njeri krijues dhe kur je e tillë ke nevojë në mënyrë konstante të sfidohesh”, u shpreh moderatorja për Hollywood Reporter.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH