Globi

Ekzekutimi i tetë në Iran për protestat/ 22-vjeçari nuk u lejua të shihte familjarët për herë të fundit

Shkruar nga Liberale
Ekzekutimi i tetë në Iran për protestat/ 22-vjeçari nuk u

Autoritetet e Iranit, të enjten, realizuan ekzekutimin një të riu që ishte dënuar për vrasjen e një oficeri të zbatimit të ligjit gjatë protestave masive që tronditën vendin vitin e kaluar, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Ky është ekzekutimi i tetë në kuadrin e shtypjes së protestave në Republikën Islamike, të shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mahsha Amini në duart e policisë së moralit pas arrestimit të saj për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së vendosur ndaj grave.

Milad Zohrevad u ekzekutua "fshehurazi" herët dje në një burg në qytetin perëndimor të Hamadanit, pretendoi grupi norvegjez i të drejtave të njeriut Hengaw.

Ai u dënua me vdekje për vrasjen e dyshuar të një oficeri të Gardës Revolucionare gjatë një demonstrate në qytetin e Malaga në nëntor 2022.

Hengaw, e cila veçanërisht mbron të drejtat e kurdëve në Iran, tha se 21-vjeçari nuk ishte paralajmëruar se ekzekutimi i tij ishte i afërt dhe nuk u lejua të shihte anëtarët e familjes së tij për herë të fundit.

Ekzekutimi i Miland Zohrevad nuk u raportua nga mediat iraniane.

Kolektivi Dadban, i përbërë nga avokatë që marrin përsipër çështje për të burgosurit politikë dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Iran, konfirmoi ekzekutimin e tij nëpërmjet X (ish-Twitter), duke theksuar se atij nuk i ishte dhënë akses për një avokat.

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar tashmë shtatë burra - tre në maj - të dënuar në lidhje me protestat e vitit 2022, duke shkaktuar zemërim nga grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore.

Amnesty International gjykon se varjet kryhen nga autoritetet iraniane për t'i dërguar një "mesazh të fortë botës dhe popullit iranian", që "asgjë nuk do t'i ndalojë ata" në përpjekjet e tyre për të "dërrmuar dhe ndëshkuar" çdo mosbindje.

Qindra njerëz, duke përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë, u vranë dhe mijëra u arrestuan gjatë demonstratave të mëdha masive në tetor dhe nëntor 2022 në Iran, të cilat vazhduan për ca kohë pavarësisht nga represioni i tyre i përgjakshëm.

Sipas OJQ-së Iran Human Rights me seli në Oslo, autoritetet kanë ekzekutuar më shumë se 680 njerëz këtë vit, shumica pasi u dënuan për vrasje dhe trafik droge./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH