Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ekstradimin e qytetarit turk ditën e djeshme.
Në reagimin e saj në rrjetet sociale PD apelon për transparencë lidhur me këtë çështje.
“Ndersa mediat po raportojne me shqetesim per nje ekstradim te nje qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnje sqarim te institucioneve shteterore per kete ngjarje.
Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut?
Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames.”, thuhet ne reagimin e PD në rrjetet sociale./Gazeta Liberale