Aktualitet

Eksperti i ISHP: Ja personat që duhet të evitojnë patjetër urbanët

Shkruar nga Liberale
Eksperti i ISHP: Ja personat që duhet të evitojnë patjetër

Ditën e sotme ka rifilluar transporti urban. Ekspert i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë një rekomandim urgjen në lidhje me ata që udhëtojnë me autobuzë.

Në një postim të tijin në Facebook, Dasho u bën thirrje personave mbi 65-vjeç apo edhe atyre që janë të prekur nga sëmundje kronike që ta evitojnë transportin publik me çdo kusht.

Postimi i plotë:

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH