Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të Elbasanit.
Burime jo zyrtare bënë me dije se një elektricist rreth 60-vjeç ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte për riparimin e një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit.
Gjatë kësaj fundjave fshati Muçan i Elbasanit kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq me reshje të dendura.