Aksident i rëndë, i riu në timon përplas për vdekje kalimtarin. Detajet e para
E diel ka nisur me aksidente. Një 29 vjeçar me inicialet F.P. është aksidentuar për vdekje nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej 19 vjeçari me inicialet F.M.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë – Shëngjin.
Informacion paraprak i policisë
Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Gazeta Liberale