Aktualitet

E rëndë/ Bie zjarr në katin e 5-të të një pallati në Tiranë, ndërron jetë 57-vjeçari

Shkruar nga Liberale
E rëndë/ Bie zjarr në katin e 5-të të një pallati

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi kati i 5-të i një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët.

Viktima është identifikuar me iniciale R.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57-vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH