Globi

E rëndë! Autobusi bie nga mbikalimi, 20 viktima dhe mbi 40 të plagosur në Itali

Shkruar nga Liberale
E rëndë! Autobusi bie nga mbikalimi, 20 viktima dhe mbi 40 të

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Venecia, Itali.

Bëhet me dije se një autobus u rrëzua nga mbikalimi i Rizzardit në Mestre. Nga informacionet e deri tanishme ngjarja ka ndodhur pas orës 19:30 ku shënohen deri tani 20 viktima dhe 40 të plagosur, sipas Corriere Della Sera.

Nga detajet mësohet se autobusi doli nga rruga në mbikalimin e Vempës dhe përfundoi pranë shinave të trenit, pas rrëzimit nga disa metra.

Autoriteti Shëndetësor i Venecias ka thirrur protokollin e “urgjencës së jashtëzakonshme”, i cili parashikon vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe tërheqjen në punë të personelit përforcues.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH