Aktualitet

E rëndë/ 2-vjeçarja paraqitet me shenja diegieje cigaresh në trup në QSUT, detajet e para

Shkruar nga Liberale
E rëndë/  2-vjeçarja paraqitet me shenja diegieje cigaresh

Një ngjarje tepër e rëndë mesohet se ka ndodhur në datë 15 nëntor në kryeqytet. Një vajzë e mitur vetëm 2-vjeç është paraqitur pranë Urgjencës së Pediatrisë në QSUT, me shenja diegieje cigaresh në trup.

Sipas mediave, informohet se vajza është identifikuar me inicialet A.R. dhe është e ditëlindjes 01.08.2021.

Mediat dyshojnë se dhunimi i saj është shkaktuar nga një familjar, rreth moshës 40-vjeçare.

Megjithatë vetëm pak më parë policia ka dalë me një njoftim sipas të cilit dyshohet se djegiet janë shkaktuar nga vëllai i saj i mitur i moshës 9-vjeç.

Gjithsesi është i dyshimtë fakti se si një fëmijë 9-vjeç mund të luajë me cigare dhe aq më tepër të djegë në një mënyrë të tillë kaq të rëndë një fëmijë.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë. Ditën e djeshme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj, një e mitur 2-vjeçe, të cilën e ka djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) vëllai i saj i mitur 9-vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH