Aktualitet

E mori rrjedha e ujit, humb jetën roja i kanalit vaditës në Librazhd

Shkruar nga Liberale
E mori rrjedha e ujit, humb jetën roja i kanalit vaditës në

Një 52 vjeçar ka humbur jetën pasi e mori rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht.

Viktima, Bashkim Mustafa Lala, 52 vjeç nga fshati Letëm i Njësisë Administrative Lunik, ishte roje këtij kanali vaditës.

“Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shtuan të njëjtat burime.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH