Globi

Dyshime për COVID-19/ Albin Kurti në vetizolim, lajmin e jep vetë

Shkruar nga Liberale
Dyshime për COVID-19/ Albin Kurti në vetizolim, lajmin e jep vetë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se nga sot do të jetë në vetizolim. Në një postim në "Facebook", ai shkruan se një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Më poshtë postimi i plotë i Albin Kurtit:

“Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin.

Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE.

Do t’i kryejmë detyrat nga largësia me përkushtimin e njëjtë, do t’i marrim vendimet e duhura me përgjegjësinë e njëjtë”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH