Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Dvorani nuk është çështje

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Dvorani nuk është çështje

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi dje të pushojë çështjen Dvorani. Ishte  SPAK që depozitoi një kërkesë në gjykatë, dy vjet pas kallëzimit të presidentit Meta ndaj ish-kreut të KED-së.

Këshilltari ligjor i presidentit tha se vendimi do të ankimohet, ndërsa Presidenca kritikoi Prokurorinë e Posaçme për zvarritje të çështjes.

Ndërsa Komisioni i Venecias e cilësoi të justifikueshëm veprimin e presidentit me listat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe e mbajti përgjegjës për incidentin procedural kreun e KED, Dvorani u vlerësua nga DASh si një prej personaliteteve në luftën kundër korrupsionit.

Këto dhe shumë të tjera do t'i gjeni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH