Policia e Durrësit ka ndaluar një të mitur si autor të thyerjes së një lokali në lagjen numëe 4 të qytetit.
Nga shërbimet e Policisë Durrës u ndalua shtetasi i mitur H. L., 15 vjeç, pasi tentoi të vidhte gjatë natës në një lokal në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 4, Durrës.
I mituri dyshohet se theu xhamin e jashtëm të lokalit por u pikas nga pronarët që lajmëruan policinë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.