Showbiz

"Dua të hapim një epokë të re", Noizy pendohet për sherrin me Ledion Liçon

Shkruar nga Liberale
"Dua të hapim një epokë të re", Noizy pendohet

Të gjithë e dinë që mes Noizyt dhe Ledion Liços ekzistonte një konflikt, që mesa duket ka marrë fund, të paktën nga ana e reperit.

I ftuar në “Wake Up”, për të dhënë një intervistë ekskluzive, Noizy u ndal tek komentet e bëra ndaj Ledion Liços në vitin 2016, pasi u largua papritur nga Top Aëards.

Ai tha se, pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt dhe pranoi se, asokohe nuk e kontrolloi dot veten.

“Të gjithë e dinë që Top Channel është nëna e shumë artistëve, skena e parë që kam shkelur ka qenë në Top Fest. Nuk do të merrem kush e ka fajin më, dua të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodhur dhe më shpejt ky pajtim, po angazhimi i tepërt nuk më ka dhënë kohë as të reflektoj, udhëtimet e shpeshta jashtë shtetit. Mund të jem tre ditë në Shqipëri dhe më pas jam me koncerte jashtë shtetit. Nuk kam pasur mundësi të flas me Ledionin, e kam menduar, nuk kam qenë asnjëherë kundër të pajtoheshim. Mund të ishte më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova dot veten”, tha Noizy.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH