Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras, u shfaqën së fundmi shumë të dashuruar teksa bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë.
Ylli i muzikës pop konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar. Çifti deri më tani e ka mbajtur marrëdhënien shumë private.
Këngëtarja 27-vjeçare kishte veshur një fustan të zi nga Celine nga Hedi Slimane, i zbukuruar me disa prerje ovale për të ekspozuar hiret e këngëtares dhe i kompletuar me një të çarë të lartë.
Ndërkohë Romain kishte veshur një kostum të zi, por e gjithë vëmendja e tij ishte tek e dashura e tij, pasi ai nuk mund t’i hiqte sytë nga ajo. Kujtojmë që Romain Gavras ka qenë dikur edhe i dashuri i Rita Ora-s. Rikujtojmë, se Lipa dukej fiks si një princeshë teksa mbërriti para pak ditësh në Met Gala me një fustan të markës Chanel të shoqëruar me një gjerdan diamanti 100 karatësh.