Aktualitet

Dua Lipa darkon me ambasadoren amerikane

Shkruar nga Liberale

Pas u takua më herët gjatë së premtes me kryeministrin Edi Rama dhe më pas edhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Dua Lipa ka darkuar me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkroi ambasadorja amerikane.

Dua Lipa, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH