Aktualitet

Droga në makinën e bashkisë Roskovec, reagon Majlinda Bufi

Shkruar nga Liberale
Droga në makinën e bashkisë Roskovec, reagon Majlinda Bufi

Pas publikimit të lajmit se është kapur me drogë në makinën e bashkisë së Roskovecitme të cilën lëvizte nipi i kryebashkiakes Majlinda Bufi, Arbër Bufi, i cili është njëherësh edhe shofer në këtë institucion vjen reagimi zyrtar i kësaj të fundit.

Përmes një statusi në Facebook, Bufi sqaron të gjithë qytetarët e Roskovecit se do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje.

REAGIMI I PLOTË

Deklaratë!

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit:

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së treti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .

Majlinda Bufi , Kryetare e Bashkisë Roskovec

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH