Aktualitet

Drejtimi i organizatave socialiste, Balla: 1 burrë dhe 1 grua

Shkruar nga Liberale
Drejtimi i organizatave socialiste, Balla: 1 burrë dhe 1 grua

Organizatat socialiste në territorin e Shqipërisë do të bashkëdrejtohen nga një burrë dhe një grua tha sot nga Elbasani, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla komentoi edhe vendimin e opozitës jashtë parlamentare për të mos u çuar përfaqësues dhe as propozime në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kjo është një sjellje destruktive sipas tij dhe është në kundërshtim me direktivat e Bundestagut.

Në fund të deklaratës së tij Balla tha se Kodi i Ri zgjedhor do të kalojë nga Komisioni dhe më pas ngë Kuvendi.

“Secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua.  Më 16 Nëntor votohen sipas parimit 1 anëtar 1 votë delegatët e Kongresit të PS. Janë ngritur komisionet e zgjedhjeve në PS për çdo bashki dhe njësi administrative.

Keqardhje për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman.  Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.

Padyshim është i domosdoshëm konsultimi i të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo” tha Balla.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH