Aktualitet

Dogji tokën me pemë të ndryshme dhe ullinj, arrestohet 60-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Dogji tokën me pemë të ndryshme dhe ullinj, arrestohet

Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar në Kavajë, i cili i vuri flakën një sipërfaqeje të madhe toke të mbjellë kryesisht me ullinj.

Shtetasi me inicialet G.SH. iu vuri flakën mbeturinave në tokën e tij, por zjarri doli jashtë kontrolit duke u përhapur në hapësirën me pemë.

"Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH