Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, Ardian Nikulaj, që u ekzekutua ditë më parë brenda biznesit të tij në Shëngjin, ka publikuar një video prekëse të të atit.
Në rrjetin social TikTok, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i Ardianit.
Ky i fundit me tortën përpara duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.
"Fly high beautiful angel, do na mungosh bab," shkruan Gleida.
https://www.tiktok.com/@gleida.nikulaj/video/7225590543105920262?is_from_webapp=1&sender_device=pc