Aktualitet

Dita e Çlirimit, Begaj, Rama dhe Nikolla homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Shkruar nga Liberale
Dita e Çlirimit, Begaj, Rama dhe Nikolla homazhe në varrezat e

Sot, më 29 Nëntor, krerët e shtetit kanë përkujtuar 79-vjetorin e Çlirimit duke nderuar kujtimin e të rënëve për lirinë e atdheut në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë, kanë kryer homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Por në këtë ceremoni nuk kanë munguar edhe "nostalgjikët" e diktatorit Enver Hoxha, të cilët në ambientet e jashtme kanë vendosur edhe simbole të komunizmit.

29 Nëntori shënon 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi nazi-fashist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH