Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.
Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: "Dinjiteti njerëzor si ilaç mbijetese".
Në rubrikën"Ide...", vjen një shkrim me titull: "Bota pas koronavirusit/ Më shumë pabarazi dhe më pak individualizëm"
"Një krizë në një shkallë të tillë mund ta riorganizojë shoqërinë në mënyrë dramatike, për mirë apo për keq. Parashikimet e disa mendimtarë për atë që po vjen. "
Në rubrikën “Profil”, profesor Vladimir Myrtezai, sjell: "Gjirokastra, shumëformëshi gurtë dhe Bajo"
Në rubrikën “Campus” do të lexoni "Pedagogu i UET: Njeriu, pwrveçse ka nevojë për punë, ka nevojë edhe për një qëllim, për një kuptim mbi jetën dhe për një perspektivë".
Duke qëndruar brenda UET, do të lexoni edhe "Universitetet duhet të pregatisin studentët për revolucionin e katërt industrial".
“Universitas” mbyllet me një OP-ED nga Eugjen Merlika i cili titullohet: "Rregullat dhe urtia".
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale